Ivanoviq, qëndron 8 ditë pa bukë dhe përfundon në spital

Autori:Avdyl Pajaziti

ideri i Iniciativës Serbe (SDP), Oliver Ivanoviq, pas tetë ditëve grevë urie me urgjencë ka përfundur në Spitalin e Mitrovicës këtë pasdite.

Siç raportohet, Ivanoviq është përcjellur nga një eskortë policore si dhe nga stafi i burgut për në spital rreth orës 17:30, transmeton Indeksonline.

“Oliver Ivanoviq sapo është pranuar në departamentin internal të spitalit tonë. Ai është në dhomën e kujdesit gjysëm-intensiv, nën përkujdesjen e stafit mjekësor. Ndërsa informata më të hollësishme për gjendjen e tij do të ipen nesër”, ka thënë Drejtori i Spitalit të Mitrovicës, Milan Ivanoviq, transmeton Indeksonline.

Ivanoviq ka filluar grevën e urisë pas vendimit të Gjykatës Themelore për shtyrjen e paraburgimit të tij edhe për gjashtë muaj të tjerë.

Ai mbahet në paraburgim nën akuzat për kryerje të krimeve të luftës në Kosovë gjatë vitit 1999. /Indeksonline/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ivanoviq-qendron-8-dite-pa-buke-dhe-perfundon-ne-spital/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala