Ivanoviq: Përçarjet brenda Listës Serbe nuk ndikojnë në Asociacion

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryetari i Iniciativës Qytetare serbe SDP, Oliver Ivanoviq, ka deklaruar sot se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe në Kosovës, është tregues se si ky komuniteti nuk ka siguri dhe besim në institucionet e Kosovës.

Në intervistën e parë të bërë pas lirimit nga paraburgimi të dhen për Tanjug, Ivanoviq ka kritikuar institucionet e Kosovës se që nga paslufta (viti 1999), nuk kanë bërë asgjë për serbët, transmeton lajmi.net.

I pyetur për ndasitë brenda Listës Serbe dhe rastit të Aleksandar Jabllanoviqit, Ivanoviq ka vlerësuar se kjo nuk mund ta dëmtojë procesin e formimit të Asociacionit.

Ivanoviq është liruar ditë më parë që të mbrohet në liri me vendim të panelit të gjykatësve ndërkombëtarë.

Ai akuzohet për një sërë veprash penale, për krime të kryera ndaj popullatës civile shqiptare gjatë dhe pas luftës në Kosovë. /lajmi.net/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ivanoviq-percarjet-brenda-listes-serbe-nuk-ndikojne-ne-asociacion/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala