Ivanoviq lirohet nga burgu për ditëlindjen e djalit

Autori:Avdyl Pajaziti

Lideri i Iniciativës Qytetare SDP, Oliver Ivanoviq, do të lirohet sot nga burgu për disa orë për të marrë pjesë në festimet e ditëlindjes së pestë të djalit të tij, ka bërë me dije “Radio Kontakt plus” nga Mitrovica e veriut.

Ky nuk është rasti i parë që Gjykata Themelore në Mitrovicë i lejon Ivanoviqit daljen nga burgu. Derisa ishte në paraburgim, atij i ishte mundësuar vizita në kishë në ditën e kremtimit të shenjtorit të tyre mbrojtës, transmeton Koha.net.

Oliver Ivanoviq u dënua nga gjykatësja rumune e EULEX-it, Roksana Komsa, me nëntë vjet burgim për krime lufte të kryera në Mitrovicë më 14 prill të vitit 1999.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ivanoviq-lirohet-nga-burgu-per-ditelindjen-e-djalit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala