Ivanoviq: Kushtetuesja duhet të ketë kujdes me vendimin

Autori:Avdyl Pajaziti

Kreu i Iniciativës Qytetare Serbe SPD, Oliver Ivanoviq, ka thënë se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të pezulluar marrëveshjen e lidhur në Bruksel në mes Prishtinës dhe Beogradit për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, tregon se Prishtina zyrtare e pati të vështirë ta pranojë dështimin në UNESCO.

Ivanoviq ka thënë për Tanjug se dështimi për t’iu bashkuar Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë, i ka goditur rëndë strukturat dhe institucionet tashmë të brishta në Prishtinë, dhe kjo është edhe një arsye për ta vonuar zbatimin e marrëveshjes së Brukselit për Asociacionin e Komunave Serbe.

“Marrëveshja e Brukselit është një detyrim ligjor dhe do të duhej të kishte pasur zbatim. Nëse vendimi i Gjykatës Kushtetuese jepet si negativ sa i përket përputhshmërisë së Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë me Kushtetutën e Kosovës, kjo do të shkaktonte një reagim të mprehtë nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Ivanoviq.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ivanoviq-kushtetuesja-duhet-te-kete-kujdes-me-vendimin/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala