Ivanoviq i akuzuar për krime lufte, sot dëshmon në Gjykatë

Autori:Avdyl Pajaziti

Lideri i Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia, Drejtësia” (SDP) Oliver Ivanoviq, sot jep dëshminë para trupit gjykues në Gjykatën Themelore të Mitrovicës në veri të këtij qyteti, lidhur me akuzat e ngritura ndaj tij dhe katër personave tjerë për krime lufte të kryera gjatë viteve 1999 – 2000 në Mitrovicë.

Në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale, politikani serb nga veriu akuzohet për krime lufte në Kosovë me shkelje të rëndë të konventave ndërkombëtare të luftës, për vrasjen e personave në baza nacionale, si dhe për ushtrim torture, transmeton KosovaPress.

Përveç Ivanoviqit, i cili u arrestua më 27 janar të vitit 2014, katër të akuzuarit e tjerë në këtë rast janë Dragolub Delibashiq, Ilija dhe Nebojsha Vujaçiq, si dhe Aleksandar Llazoviq.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ivanoviq-i-akuzuar-per-krime-lufte-sot-deshmon-ne-gjykate/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala