Ivanoviçit i vazhdohet paraburgimi

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjatë javës që vjen, Gjykata e Apelit në Kosovë do të duhej të merrte vendimin për zgjatjen e paraburgimit të Oliver IVanoviqit, i akuzuar nga EULEX si i dyshimtë për krime luftë kundër shqiptarëve në vitin 1999 dhe 2000.

Kundër mbajtjes së tij në burg si dhe kudër zgjatjes së paraburgimit të tij janë ankuar avokatët e tij, njofton Tanjug, transmeton Koha.net.

Veç kësaj, avokatë shpresojnë se Këshilli ndërkombëtar gjyqësor në Mitrovicë Ivanoviqit shumë shpejt do t’ia mundësojë mbrojtjen në liri.

Gjykimi kundër Ivanoviqit dhe katër serbëve do të vazhdojë më 15 qershor në Mitrovicë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ivanovicit-i-vazhdohet-paraburgimi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala