Situatë e tensionuar në Greqi

Kryeministri grek është duke u konsultuar me partitë opozitare nëse vendi do të qëndrojë në eurozonë, përderisa bota po pret për reforma konkrete nga ai
Athina ka afat deri në fund të ditës së diel për të ofruar propozime të reja në përpjekje për të shpëtuar nga kreditorët, transmeton Express
“Këto janë kohë të rëndësishme”, tha Aleksis Tsipras, “Po ashtu kjo është e nevojshme për ta përçuar informacionin e duhur tek partitë politike në mënyrë që mos të kemi keqkuptime.”
Udhëheqësi i partisë “To Potami”, Stavros Theodorakis, tha: “Ne duhet të përfundojmë një marrëveshje para të dielës dhe do të jetë shumë vonë deri të dielën. Po ashtu është e rëndësishme të kemi një marrëveshje të caktuar deri të premten të mëngjes..