Italia si Greqia?

Autori:Zekirja Shabani

Ministria e Drejtësisë së Italisë ka emëruar një komision për të prodhuar planet për një riorganizim të plotë. Këto pritet të raportohen në dhjetor. Ndërkohë, qeveria javën e kaluar paraqiti një dekret emergjence, i cili synonte zhbllokimin e grumbullimit të kredive të këqija. Shpresa është që kjo masë do t’u mundësojë bankave të japin hua për më shumë kompani që e meritojnë dhe në këtë mënyrë të përforcojnë ekonominë, e cila pas tre viteve të recesionit u rrit me 0.3% në tremujorin e parë.

Sistemi i ngadalshëm dhe joefikas i së drejtës civile të Italisë është një nga pengesat më të mëdha për rritjen dhe investimet. Raporti ‘Doing Business’ i Bankës Botërore e rendit Italinë në vendin e 147-të nga 189 vende për nga lehtësia e zbatimit të kontratave. Procesi zakonisht zgjat 1,185 ditë, krahasuar me një mesatare të vendeve të pasura prej 540. Italia performon më mirë në zgjidhjen e kushteve financiare: renditet e 29-a. Por sërish kjo e pozicionon vendin shumë prapa ekonomive më të avancuara.

Falimentimet kërkojnë më shumë se gjashtë vjet mesatarisht – më pak se nëntë në vitin 2008 – dhe procedurat zgjasin katër vjet e gjysmë, më shumë se pothuajse kudo në Europë. Kjo është bërë veçanërisht problematike teksa kriza financiare ka shkaktuar rritje të numrit të kompanive në vështirësi: falimentet vjetore të korporatave u rritën nga rreth 6,000 në vitin 2007 në më shumë se 14,000 në vit në 2013 dhe 2014. Rezultati është një masë kredish të zhvlerësuara – 325 mld euro (360 mld dollarë) deri në dhjetor – duke rënduar bilancet e bankave. Kjo është 16% e të gjitha kredive, nga 5% në vitin 2007. Roberto Nicastro i UniCredit, bankës më të madhe të Italisë, thotë se borxhi i keq është aq i zakonshëm sa që disa firma shmangin krijimin e aktiveve për shkak të frikës se nuk do të paguhen, duke zgjedhur në vend të kësaj të shesin vetëm për ata që paguajnë menjëherë.

Këto borxhe të këqija qëndrojnë me bankat si për arsye të kërkesës ashtu dhe të ofertës. Nga njëra anë, bankat nuk janë të gatshme t’i shesin apo t’i fshijnë ato, sepse nuk duan të pranojnë humbjet e përfshira. Periudhat e fshirjes janë ngadalësuar në më shumë se gjashtë vjet, në krahasim me katër përpara krizës. Nga ana tjetër, ka pak blerës për shkak se ristrukturimi është tepër i vështirë. Mediobanca, një bankë milaneze investimi, vlerëson se blerësit zakonisht ofrojnë 25% më pak për kreditë problematike nga sa shpresojnë të sigurojnë bankat.

Dekreti emergjencës synon t’i shpejtojë gjërat dhe të rrisë numrin e kreditorëve të rimëkëmbur. Në procedurat e falimentimit, afatet do të vendosen në mënyrë që, në rast se nuk përmbushen, të rezultojnë në shkarkimin e likuiduesit. Në rastin e një preventivi për të cilin është rënë dakord, ekuivalenti i Kapitullit 11 të Amerikës së Italisë, kreditorët që zotërojnë së paku 10% të borxhit të përgjithshëm do të jenë në gjendje të plotësojnë planet e ristrukturimit të konkurrencës (deri më tani kreditorët vetëm mund të miratojnë ose refuzojnë planin e debitorit).

Këto pastaj do t’u dorëzohen kreditorëve për votim dhe plani më popullor do paraqitet në gjykatë. Dekreti gjithashtu paraqet një skemë sipas së cilës plani i ristrukturimit mund të miratohet nëse bien dakord së paku 75% e kreditorëve. Përveç kësaj, tani e në vazhdim taksat mbi humbjet e kredive do të reduktohen në një vit të vetëm në vend të pesë viteve, gjë që i bën ato më tërheqëse.

Këto masa kanë për qëllim të rrisin vlerën e kredive problematike të Italisë dhe për të lehtësuar shitjen. Lorenzo Stanghellini i Universitetit të Firences mendon se ata mund t’i përshpejtojnë procedurat ligjore me rreth një vit dhe të falimentimit me dy. Por ndikimi i tyre nuk do të vihet re për pak kohë, pasi shumica e rregullave aplikohen vetëm për rastet e reja. Për më tepër, Mediobanca vlerëson se shkurtimi i periudhave të rimëkëmbjes me një vit do të reduktojë hendekun midis pritshmërive të bankave për borxhin e keq dhe ofertave të blerësve oferta me vetëm 3 pikë përqindje.

Sukseset më dramatike do të varen nga reformat e thella që do të zbulohen më vonë gjatë këtij viti. Tommaso Foco i Portolano Cavallo, një firmë ligjore italiane, thotë se falimentimi është ende një burim turpi në Itali, kështu që nga moment që sipërmarrësit pranojnë se po e luftojnë atë shpesh, është tepër vonë për ta shpëtuar kompaninë. Të shpëtosh nga njolla e falimentit mund të jetë po aq e vështirë sa të riorganizosh procedurat që përfshin ai./The Economist

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/italia-si-greqia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala