Itali, 18 të arrestuar për terrorizëm

Autori:Avdyl Pajaziti

Në orët e para të mëngjesit policia italiane ka ndërmarrë një operacion gjithëpërfshirës kryesisht në ishullin e Sardenjës në 7 rajone të ndryshme ndaj një grupi i cili pretendohet se kishte lidhje me organizatën Al-Kaida.

Policia Italiane ndërmori një operacionin kundër një grupi që pretendohet se ka lidhje me organizatën terroriste Al-Kaida, raporton Anadolu Agency (AA).

Me udhëzim të prokurorisë së Cagliarit, ekipet e Njësisë Speciale Operative dhe të Hetimeve të Përgjithshme (DİGOS) të policisë Italiane në orët e para të mëngjesit ndërmorën operacion gjithëpërfshirës kryesisht në ishullin e Sardenjës në 7 rajone të ndryshme ndaj një grupi i cili pretendohet se kishte lidhje me organizatën Al-Kaida.

Sipas informacioneve paraprake të publikuara edhe në mediat e Italisë, në lidhje me operacionin mësohet se janë arrestuar 18 persona të cilët mendohen se janë planifikuesit e shumë akteve të përgjakura duke përfshirë edhe sulmin më 28 tetor 2009 në tregun Mina në qytetin Peshaver të Pakistanit ku humbën jetën 100 persona.

Theksohet se këto persona janë arrestuar për akuzën e “krijimit të organizatës për kryerjen e krimeve ndërkombëtare” të dedikuara nga organizata terroriste Al-Kaida e cila mbron qëndrimin për luftën e armatosur kundër Perëndimit.

Grupi në fjalë me qendër në Itali, gjithashtu merrej edhe me trafikantët. Veçanërisht ndihmonte trafikantët pakistanezë dhe ato afganë, dhe i ndihmonte ata duke i dërguar nga Italia në veri të Europës që të kërkonin strehim politik, me pretendimin e diskriminimit nga feja dhe etnia.

Pritet që Prokuroria e Cagliarit të mbajë një qëndrim zyrtar në lidhje me operacionin në fjalë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/itali-18-te-arrestuar-per-terrorizem/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala