Isufi: Deputetët të mos arrestohen, ndryshe do të thellohet kriza në vend

Autori:Avdyl Pajaziti

Para ndërtesës së Pallatit të Drejtësisë ku po mbahet deputetja Donika Kadaj Bujupi, janë kolegët e saj nga AAK.

Ahmet Isufi u tha gazetarëve se ky është një veprim i pastër politikë, dhe se ata janë aty për ta përkrahur deputeten.

Në rast të arrestimit të deputetëve të tjerë dhe mbajtjes së tyre, Isufi la të kuptohet se kriza në vend do të thellohet ngase do të mblidhen në protesta, duke e kujtuar rastin e fundit të arrestimit të Albin Kurtit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/isufi-deputetet-te-mos-arrestohen-ndryshe-do-te-thellohet-kriza-ne-vend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala