Ismet Hebibi kërkon punë, ia pa sherrin politikës

Autori:Zekirja Shabani

Ish kandidati për president, Ismet Hebibi, përmes një letre të hapur iu është drejtuar krerëve më të lartë të shtetit, duke u kërkuar një vend pune, jo në politikë, siç bënte gara për pozitën e presidentit, por  në fushën në të cilën ai është i specializuar, specialist syri, shkruan Gazeta Fjala.

Hebibi, ankohet se përshkak të përfshirjës së tij, në jetën politike, askush nuk po i beson një vend pune.

Letrën ai ua ka drejtuar, kryeministrit Isa Mustafës, kryetarit të Kuvendit, Kadri Veselit, Ministrit të Shëndetësisë, Kryetarëve të Komunëave  të Deçanit e Junikut./GazetaFjala/

Ja postimi i plotë i tij:

Letër e hapur

Kryeministrit të Republikës së Kosovës Z. Isa Mustafa

Kryetarit Kuvendit të Republikës së Kosovës Z. Kadri Veseli

Ministrit Shëndetësisë të Republikës së Kosovës Z. Imet Rrahmani

Sekretarit të përgjithshëm të M.Sh. Z.Gani Shabani

Kryetarit të Komunës së Deçanit Z. Rasim Selmanaj

Kryetarit të Komunës së Junikut Z. Agron Kuçi
Arsyeja pse deklaroi haptazi se merrem me politikë dhe do ti shërbejë ligjërisht dhe profesionalisht popullit tonë askush nuk më punëson!!!!!!!!!!!…..

Politkës ia kam parë sherrin, dhe kam mbetur pa punë si specialistë syri dhe mjek shkencëtar me përvojë pune 34 vjeçare.

Edhe përse jam specialistë syri dhe notën më të lartë nga ky specializim të kryer me 2002 në Klinikën e Syrit të QKUK- Prishtinë që nga viti 2009 jam i papunë. Më kanë larguar arbitrarisht dhe me qëllime perfide- plus më ka sulmuar fizikisht dhe lënduar organikisht për sfida karieriste ish drejtori Dr. Ali Kuçi në QKMF- “Dr.Ali Hoxha” në Junik.

Ju kam shkruar Kryeministrave, Ministrave të shëndetësisë, Kryetarëve të Komunave, Drejtorëve të shëndetësisë nga Prishtina gjerë në Junik për punësimin tim si specialistë syri.

Kemi 5000 fëmijë shkollor në Deçan dhe 2000 fëmijë shkollor në Junik, plus 50000 banore të këtyre dy komunave që kanë nevojë për syze dhe shërbime mjekësore oftalmologjike.Kabinetet me aparatura oftalmologjike janë në të dy QKMF-të, në Deçan dhe në Junik, dhe oftalmologun e kanë të gatshëm me shëruar popullatën e kësaj ane.

Promovimi im i fundit politik ishte nga fb-ja, shoqëria civile dhe udhëheqës e moderatorë televizivë- që kanë besuar në ideale jetike dhe demokraci të vërtetë. I falenderoi përzmersisht se ata i kanë hequr shpenzimet e biletave të busit, por edhe ata që kanë ardhur në Junik me më intervistuar. Isha , jam i papunë dhe prej askujt s’ kam kërkuar financim.

Me largimin tim arbitrarë dhe të paligjshëm nga ish drejtori Dr. Ali Kuçi në QKMF- “Dr.Ali Hoxha” në Junik me kompani, 4 fëmijët e mi kanë mbetur pa bukë, dhe janë detyruar të ndërpresin shkollimin e lartë.

Nuk është e vërtetë se prodhoi barëra kundër kancerit në OHAK (Organizatën humanitare antikancer Kosovë) me seli në Junik. I kam këshilluar dhe ndihmuar falas përgjithsishtë pacientët edhe ata me kancer. OHAK është e regjistruar dhe licencuar sipas ligjit për OJQ në Republikën e Kosovës.

Gjithmonë isha, 34 vjet edhe sot jam në shërbim dhe dispozicion të popullit tonë me profesionin tim si specialistë dhe kërkoi të më punësoni që ti shërbejë profesionalisht popullit tonë!

Me nderime dhe respekte të larta:

Dr. med. Ismet Hebibi,oftalmolog

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ismet-hebibi-kerkon-pune-ia-pa-sherrin-politikes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala