Ismaili e quan kurvë Gjinovcin, aktivistët e VV-së i thonë se do ta grijnë (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një status në Facebook i ish aktivistit të VV-së, Rron Gjinovi, ku denoncon kërcënimet që kohëve të fundit po i merrte në rrugë nga ish bashkëaktivistët, ka bërë që ndaj tij të drejtohen fyerje e kërcënime nga më të rëndat.

Në mesin e tyre nuk ka munguar as deputeti Fisnik Ismaili, i cili e ka quajtur k**vë Gjinovcin, duke e paralajmëruar që të mos ja prejë rrugën se do ta pështyjë në fytyrë.

Ismaili nuk ka qenë i vetmi, që ka drejtuar kërcënime dhe fyerje në drejtim të ish-aktivistit të VV-së.

Më i rëndi ndër ato kërcënime të publikuara nga Gjinovci në profilin e tij në Facebook, është një personi, i cili përveç fyerjeve e kërcënon atë edhe me vrasje, duke i thënë se do ta grijë trupin e tij për ta bërë mish për pica.

Krejt kjo ka ardhur pas rastit të mbrëmshëm ku dy aktivistë të VV-së u theren me thikë tek selia e kësaj partie politike në rrugën “UÇK” në Prishtinë.

Me këtë rast Gjinovci, kishte shpërndarë një shkrim në profilin e tij, ku edhe kishte treguar se kohëve të fundit aktivistë të VV-së po e fyenin gjatë kohës kur ai kalonte rrugës, e sipas tij ata që pësuan mbrëmë duket të kenë rënë në përballje me njerëz të nivelit të tyre.

Në fotot e mëposhtme mund të shihni kërcënimet që aktivisti i shoqërisë civile, Rron Gjinovci, ka marrë nga anëtarë të VV-së, duke filluar nga niveli i deputetit të Kuvendit të Kosovës, e deri te aktivistët e rinj. /lajmi.net

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ismaili-e-quan-kurve-gjinovcin-aktivistet-e-vv-se-i-thone-se-do-ta-grijne-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala