Islanda dëbon nga vendi familjen shqiptare

Edhe pse prej ditësh ka nisur nënshkrimi i një peticioni, autoritetet islandeze do të dëbojnë familjen shqiptare të Hasan Telatit.
Mediat vendase raportojnë se Drejtoria e Emigracionit në Islandë e ka marrë tashmë vendimin, pasi sipas tyre Shqipëria është një vend i sigurt dhe demokratik.
Familja Telati pretendon se ndjehet e kërcënuar në Shqipëri, pasi babai i Hasan Telatit ka qenë një drejtues i lartë i Partisë Komuniste në vend.
Sipas Kristin Volundardottir, drejtoresha e Drejtorisë së Emigracionit azilkërkuesit mund aplikojnë për të marrë statusin e aziltanit, por procesi zgjat shumë.
Deri më tani peticionin për të mos depërtuar familjen shqiptare, e kanë nënshkruar mbi 10 mijë persona./Lapsi