ISIS vret 86 persona

Autori:Avdyl Pajaziti

Një makinë-bombë ka lënë të vdekur 86 vetë, ndërsa ka plagosur rreth 120 të tjerë në njërin prej tregjeve të qytetit Khan Bani Saad në Irak.

Lajmi është konfirmuar nga policia, ndërsa përgjegjësinë e sulmit e ka marrë ISIS, që përmes një deklarate ka treguar se njëri prej anëtarëve të tyre ka shpërthyer tre tonë eksplozivë.

Shpërthimi ka qenë aq i fortë, sa ka shkatërruar edhe disa ndërtesa. Shefi i policisë, Ahmed al-Tamimi ka treguar për pamjet pas sulmit, me nëna që mblidhnin pjesët e trupit të fëmijëve të tyre.

Pas këtij sulmi, autoritetet lokale kanë shpallur tri ditë zie, ndërsa kanë anuluar të gjitha aktivitetet festive për nder të Fitër Bajramit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/isis-vret-86-persona/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala