ISIS: Thotë se ka rrëzuar avionin rus

Grupi terrorist ISIS deklaroi pak minuta më parë se është ai përgjegjësi për rrëzimin e avionit rus me 224 pasagjerë në shkretëtirën e Sinait në Egjipt.
Agjencia e Lajmeve “AFP” raporton se ISIS ka marrë përsipër rrëzimin e avionit me turistë rusë mbi hapësirën ajrore të Egjiptit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.
Rusia ka ndërmarrë një sulm të gjerë me avionë dhe forca tokësore kundër ISIS gjatë muajit të fundit në Siri duke i shkaktaur atyre dëme të mëdha materiale dhe në njerëz.
Duket se sulmi në fjalë është një hakmarrje e drejtpërdrejtë e grupit terrorist ndaj shtetit rus për sulmet e këtij të fundit në Siri