ISIS: Roma është caku i radhës i terroristëve, vetëm çështje ditësh

Autori:Avdyl Pajaziti

Autoritetet amerikane kanë paralajmëruar qeverinë në Romë për sulmet e mundshme nga ana e militantëve të ISIS në Itali, gjë për të cilën edhe shërbimet e sigurisë janë në kërkim të pesë personave të dyshuar.

Sipas ministrit të Jashtëm italian, Paolo Gentiloni “sulmet e mundshme terroriste mund të jenë mbi bazilikën e Shën Pjetrit në Romë apo katedrales në Milano”

“Forcat tona të sigurisë që nga dje janë duke punuar në identifikimin e pesë vetave”, i ka thënë ministri transmetuesit shtetëror RAI, shkruajnë mediat e huaja, transmeton Telegrafi.

Italia pas sulmit në Paris ka rritur nivelin e alarmit të sigurisë në nivelin e dytë, nivel i cili ngritët në situata kur vendi përballet me një sulm të drejtpërdrejtë.

Gentiloni tha se Ambasada e SHBA-ve në Romë ka rekomanduar turistët që të jenë veçanërisht të kujdesshëm në disa pjesë të Italisë, por ata nuk ishin këshilluar që të mos shkojnë në ato vende.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/isis-roma-eshte-caku-i-radhes-i-terroristeve-vetem-ceshtje-ditesh/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala