ISIS po pushton botën me internet

Autori:Avdyl Pajaziti

Shefi i rrjetit të spiunazhit britanik ka paralajmëruar se bota është në një “garë armësh teknologjike me terroristët e kalifatit islamik”.

ISIS po rekruton përdorues, me qëllim që t’i shfrytëzojë për kauzën e tyre; disa i mban si bashkëpunëtorë virtualë në distancë, ndërsa të tjerëve u bën “lavazh truri” për të emigruar në Siri.

Sipas Xhejmi Berger, i cili është bashkautori i librit “Gjendja e terrorit”, aktiviteti i synimeve çnjerëzore të ISIS në Perëndim është pjesë e qëllimeve të tyre.

Aftësia e mirë e grupit në manipulimin e mediave sociale për organizimin e rrjetit terrorist është pranuar edhe nga kundërshtarët që e luftojnë ISIS-in, të cilët shprehen se loja online e xhihadistëve është në nivele të larta, ndoshta edhe shumë herë më e sofistikuar se pushtimet që ata bëjnë në Lindjen e Mesme.

Herë pas herë, rrjete të rëndësishme perëndimore të medieve online janë sulmuar nga “hacker”-at e ISIS, ku objektivi më i fundit i tyre ishte televizioni francez “Tv5 Monde”.

Sipas autoriteteve britanike, ajo që shihet si sfidë për ta është përgatitja e ekspertëve të rrjetit për të përballuar luftën online, që xhihadistët e kanë pasur strategji të vetën që në fillim.

Por ajo që ekspertët i druhen si rreziku më i madh është se, përpos sulmeve kibernetike, apo rekrutimeve të reja nëpërmjet internetit, jo shumë larg ekziston edhe kërcënimi se “hacker”-at e mirëpërgatitur të ISIS do të fillojnë të vjedhin edhe llogari bankare, të cilat do ta fusnin botën në një kaos edhe më të madh.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/isis-po-pushton-boten-me-internet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala