Isis ofron paga marramendëse për hakerët

Autori:Avdyl Pajaziti

Hakerët në Indi shpërblehen me shuma të majme për kryerjen e punëve të ISIS-it, raporton India Today.

Grupi ofron shuma deri në 10,000 dollarë për çdo “punë”, gjithçka që ka të bëjë me hakimin duke filluar nga baza e të dhënave të qeverisë deri te llogaritë e rekrutuesve potencialë në Twitter dhe Facebook, transmeton arbresh.info.

Besohet që gjashtë muajt e fundit më shumë se 30,000 persona janë kontaktuar online nga ISIS përmes forumeve të jashtëligjshme ose përmes shërbimeve të bazuara në internet të tilla si Skype.

Agjencitë e sigurisë kanë bërë disa arrestime të të dyshuarve në gjithë vendin me lidhje të dyshuara me grupin dhe ka filluar operacione për të larguar materiale pro-ISIS nga uebfaqet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/isis-ofron-paga-marramendese-per-hakeret/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala