ISIS masakron rreth 400 gra e fëmijë dhe kidnapon edhe 300 të tjerë

Autori:Avdyl Pajaziti

Pjesëtarët e organizatës terroriste ISIS kanë kryer masakër të tmerrshme në provincën lindore Deir al-Zour, duke vrarë rreth 400 persona, kryesisht gra dhe fëmijë, ndërsa raportohet edhe për 300 të tjerë të kidnapuar.

Duke iu referuar burimeve lokale, televizioni SANA lajmëroi se terroristët e ISIS-it kanë hyrë në një lagje të qytetit dhe kryen masakër të tmerrshme ndaj civilëve. Burimi i njëjtë pohon se janë vrarë së paku 400 persona, në mesin e të cilëve numri më i madh janë gra, pleq dhe fëmijë, transmeton KTV.

Paralelisht me këtë, agjencia siriane e lajmeve SANA po ashtu, lajmëroi se terroristët e ISIS-it kanë kryer një varg sulmesh vetëvrasëse me bomba dhe një masakër masive në këtë rajon, ndërsa kanë kidnapuar rreth 300 persona të tjerë.

Observatori për të drejtat e njeriut në Siri raporton se terroristët “në mënyrë tinëzare” hynë në lagje duke vrarë dhjetëra civilë dhe së paku 75 ushtarë sirianë.

Grupi ekstremist, Shteti Islamik, e ka kontrollin në pjesën më të madhe të provincës lindore, Deir al-Zour, ndërsa qeveria i kontrollon disa pjesë të qytetit me po këtë emër, përfshirë edhe një aeroport ushtarak, transmeton Koha.net.

Provinca Deir al-Zour i mundëson grupit militant, Shteti Islamik, lidhjen me territorin që e ka nën kontroll në Irak.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/isis-masakron-rreth-400-gra-e-femije-dhe-kidnapon-edhe-300-te-tjere/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala