ISIS kryen sulm vetëvrasës në Turqi, 27 të vdekur mbi 100 të plagosur (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Një sulm vetëvrasës ka vrarë të paktën 27 persona dhe ka lënë të plagosur rreth 100 të tjerë në qytetin turk Suruc pranë kufirit sirian.

Shpërthimi ndodhi në kopshtin e një qendre kulturore rreth 09:00, ka bërë të ditur Ministria e Brendshme turke.

Nga informacionet paraprake mendohet se autori i aktit kamikaz është një 18- vjeçar, anëtar i ISIS.

Qindra të rinj ishin duke qëndruar atje për të organizuar ndihmë në rindërtimin e qytetit të afërt sirian Kobane.

aa

Zyrtarët turq thanë për Reuters se dëshmitë e para tregojnë për një sulm vetëvrasës nga grupi terrorist i Shtetit Islamik.

Suruc ka strehuar shumë refugjatë të cilët janë larguar nga luftimet në Kobane mes militantëve të ISIS dhe luftëtarëve kurdë që nga shtatori i vitit të kaluar, kur pushtuan qytetin.

Fotografi nga vendi i ngjarjes tregojnë skenën e tmerrit menjëherë pas shpërthimit.

a

Një foto e marrë para shërthimit tregon grupin duke drekuar në kopsht.

3

Përveç sulmit vetëvrasës në Suruc, mediat kanë raportuar se edhe në Kobane ka pas sulme të njëjtë vetëvrasës, në të njejtën kohë me atë në Turqi. /lajmi.net

12

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/isis-kryen-sulm-vetevrases-ne-turqi-27-te-vdekur-mbi-100-te-plagosur-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala