ISIS kërcënon sërish Italinë

Autori:Gazeta Fjala

Në mes të valës së emigrantëve, që nisen nga Libia e çdo ditë e më shumë po tentojnë të kalojnë Mesdheun për të zbarkuar më pas në Itali, ISIS ka kërcënuar sërish vendin fqinj.

“Libia është porta për të arritur në Roma”, kanë shkruar militantët e ISIS në “Twitter”, duke nisur një fushatë të re terrori, ku i bëjnë thirrje ndjekësve në “Twitter” që të shkojnë në Romë nëpërmjet Libisë.

Më parë Libia pati dhënë alarmin se mes emigrantëve ilegalë që kalojnë Mesdheun po fshihen luftëtarë të ISIS.

Autoritetet thonë se këtë informacion e kanë marrë nga vetë pronarët e mjeteve, në disa pjesë të Afrikës së Veriut të kontrolluara nga ISIS-I. Grupi ekstremist ua lejon trafikantëve vazhdimin e aktivitetit, por u merr në këmbim 50% të të ardhurave.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/isis-kercenon-serish-italine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala