ISIS i rekruton, pastaj i vret fëmijët-ushtarë

Autori:Avdyl Pajaziti

Ushtar mund të jetë cilido fëmijë që mund të rekrutohet në radhët e ISIS-it. Hulumtuesit kanë bërë të ditur se fëmijët po përfshihen edhe në luftime të ashpra në fushat e betejës ndërmjet luftëtarëve të ISIS-it dhe grupeve rivale.

Shqetësim edhe më i madh është fakti se numri i fëmijëve luftëtarë është në rritje dhe nuk ka shenja se do të ndalet

Njëmbëdhjetëvjeçari Abu Imara al-Omri ulet gjunjë që t’ia puthë dorën babait: Bekimi i fundit para se ta hedhë veten në erë në një kamion të mbushur me eksploziv.

Lamtumira e dhimbshme është xhiruar në një seri tmerruese të propagandës së “Shtetit Islamik” dhe është shpërndarë në muajin e kaluar, shkruan CNN, përcjell Koha.Ditore.

Mbështetësit e grupit terrorist pretendojnë se djaloshi ishte mësuar që të ndihmonte fshatin Ghazi afër Alepit në Siri. Por Omari nuk është i vetmi.

Përdorimi i fëmijëve ushtarë shkon larg përtej kësaj në mesin e militantëve të ISIS-it. Sidoqoftë aktivistët dhe ekspertët e të drejtave të fëmijëve thonë se ISIS-i po i përdor krejtësisht ndryshe djemtë dhe vajzat e mitura, krahasuar me konfliktet e mëhershme.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/isis-i-rekruton-pastaj-i-vret-femijet-ushtare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala