ISIS-i ka përdorur armë kimike në Irak dhe Siri

Autori:Avdyl Pajaziti

ISIS-i ka përdorur armë kimike në Irak dhe Siri, deklaroi shefi i shërbimit sekret amerikan, James Clapper, gjatë një seance dëgjimore në Kongres, i cituar sot nga disa media amerikane.

Megjithatë, ai nuk dha detaje se kur dhe ku kanë ndodhur këto sulme.

Clapper shtoi edhe se qeveria siriane, edhe pse ka nënshkruar Konventën mbi Armët Kimike, i ka përdorur ato kundër opozitës në më shumë se një rast.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/isis-i-ka-perdorur-arme-kimike-ne-irak-dhe-siri/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala