ISIS-i i pret dorën 14-vjeçarit që refuzoi t’u bashkohej

Autori:Gazeta Fjala

Një sirian 14-vjeçar ka rrëfyer momentin e tmerrshëm kur një militant i ISIS-it me nofkën “Buldozeri” ia preu dorën me thikë të kuzhinës pasi djaloshi refuzoi t’i bashkohej grupit terrorist.

Adoleshenti, i njohur vetëm me emrin Omar, po luftonte përkrah forcave të opozitës së presidentit sirian Bashar al-Assad kur ishte zënë rob nga Shteti Islamik.

Ai ka treguar se si grupi terrorist e ka torturuar çdo ditë vetëm për ta bindur që t’i bashkohet ISIS-it, por kur refuzoi, ai u përball me dënimin tmerrues.

Në një intervistë për Channel 4, siç transmeton Koha.net, Omari ka treguar se si militantët u mblodhën në mes të rrugës, ia lidhën dorën e djathtë dhe këmbën e majtë.

“Ata e vendosën dorën time në një cung dhe me një thikë ma këputën. Pastaj ma prenë edhe këmbën dhe i vendosën para meje që t’i shoh”, ka rrëfyer Omari.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/isis-i-i-pret-doren-14-vjecarit-qe-refuzoi-tu-bashkohej/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala