ISIS fshin emrat dhe kujtesën

Autori:Zekirja Shabani

Pasi e kanë zbrazur krejtësisht qytetin nga të krishterët duke filluar qysh prej 16 korrikut të vitit të kaluar, pasi kanë vandalizuar kishat dhe i kanë shndërruar në xhami dhe pasi kanë shkatërruar veprat e artit që kanë të bëjnë me historinë e krishtërimit të rajonit, i vëtquajturi Shtet Islamik ka vendosur që çdo referim publik ndaj krishtërimit të fshihet.

Sipas asaj që thotë faqja Baghdadhope, “shitësit nëpër dyqane duhet të ndryshojnë ato shenja që kujtojnë (krishtërimin), por edhe ato që kanë të bëjnë me historinë në përgjithësi, duke përdorur emra që kanë të bëjnë më shumë me diktaturën që është vendosur në qytet”.

Edhe lagjet e Mosulit duhet të ndërrojnë emrat

Lagjja e Qasar Al Matran” ( Pallati i Arqipeshkëvit) – thotë Agjencia SIR – do të quhet “Ghasua” (që do të thotë pushtim ushtarak), lagjja e Hawi Al Kanisa që gjendet në anën perëndimore të Tigrit do të quhet (Jihad) dhe ajo e Di Hush Al Biya’ (Oborri i Kishës), ku gjenden shumë ndërtesa të krishave të krishtera, do të quhet Al Khalifa (Kalifi)./Avvenire/

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/isis-fshin-emrat-dhe-kujtesen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala