Ishulli Portabël (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Miliarderët e së ardhmes do të kenë mundësi që të kenë një ishull vetëm për veten e tyre. Dizajnuesit kanë menduar për një ishull privat portabël, i cili mund të lëvizë në çdo vend të botës.

Në këtë mënyrë, ky ishull i lejon pronarët që të shëtisin me të në çdo vend, dhe në rast se moti i keq u prish planet, mjafton që të marrin ishullin me vete dhe të gjejnë një destinacion tjetër. Dizajnuesit e “Migaloo Private Yachts”, kanë deklaruar se ky ishull do të ndërtohet në të ardhmen e afërt.

Christian Gumpold, drejtori i “Migaloo” është shprehur: “Përgjigja e klientëve tanë ka qenë shumë e mirë. Që të gjithë e pëlqejnë idenë tonë. Po punojmë me disa klientë që janë shumë të interesuar për këtë projekt”.

“Grupi i dizajnuesve ka nevojë për disa muaj për këtë projekt, por nga kërkesat e klientëve kjo punë do të bëhet pak më e gjatë”, ka shtuar ai. Gumpold është shprehur se jetesa në det do të jetë më në trend me ardhjen e ishujve portabël.

123

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ishulli-portabel-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala