Ish-ushtari britanik i UÇK-së, porosi opozitës: E gjithë bota po qesh me ju

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-ushtari britanik i UÇK-së, Jon Harrison, i cili ishte i angazhuar si pjesëtar i UÇK-së në Brigadën 138, ka një kërkesë për deputetët e opozitës.

Përmes një porosie dërguar në redaksinë e Koha.net, Harrison ka thënë se me veprimet që deputetët e opozitës janë duke i bërë, e tërë bota po qesh me Kosovën.

“Djem, përse po e bëni këtë? Ju jeni popull krenar, mos u rrihni brenda parlamentit tuaj. Po i bëni vendet tjera t’ju shohin e të qeshin me ju”, thuhet në hyrje të porosisë së Harrison.

“Ju jeni liderët e Kosovës, për të cilin kanë vdekur gra e fëmijë, gjaku i tyre rrjedh në venat e të gjithë juve. Nuk i nderoni ata përmes këtyre veprimeve mendjengushta”, shton ai më tej në letër, raporton Koha.net.

“Jam veteran krenar i UÇK-së. Kam trajnuar ushtarët tanë që të mbajnë kokën lartë si në betejë, ashtu edhe në jetë. Momentalisht ata po i mbajnë kokat e ulura të turpëruar”, thotë Harrison, duke shtuar: “Nëse nuk ju pëlqen një propozim, një mocion në ligjet tuaja, apo ndonjë çështje tjetër rreth asaj se si po drejtohet vendi juaj, atëherë diskutojeni atë në Parlament”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ish-ushtari-britanik-i-uck-se-porosi-opozites-e-gjithe-bota-po-qesh-me-ju/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala