Ish-shefat e UNMIK-ut përkrahin anëtarësimin në UNESCO

Autori:Gazeta Fjala

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ka thënë se katër ish shefat e UNMIK’ut janë duke e përkrahur Kosovën në UNESCO me anë të një letrë dërguar delegatëve të organizatës. Këto Thaçi i ka bërë publike me anë të një statusi në Facebook.

Postimi i plotë:

Katër ish shefat e UNMIK-ut kanë dërguar letër UNESCO-s ku dëshmojnë se OKB ka pasur gjithmonë parasysh të transferon kompetencat Kosovës dhe se Kosova meriton anëtarësim pas, siç thojnë ata, “50 vjet komunizëm, 10 vite shtypje dhe 18 muaj luftë”. Letra e fuqishme është dëshmi e fortë e suksesit të Kosovës. Falënderoj Bernard Kouschner, Miachel Steiner, Søren Jessen-Petersen dhe Joachim Rücker për këtë lobim substancial! HTH./Gazeta Fjala

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ish-shefat-e-unmik-ut-perkrahin-anetaresimin-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala