Ish punëtorët e Fabrikës së Tubave ia zënë derën Sfarqës

Autori:Zekirja Shabani

Ish-punëtorë të Fabrikës së tubave të Ferizajt, të cilët që nga viti i kaluar janë duke bërë grevë afër Qeverisë së Kosovës, në kërkim të së drejtës së tyre, janë takuar të hënën me kryetarin e Komunës së Ferizajt, Muharrem Sfarqa.

Ish-punëtorët e tubave, po kërkojnë zbatimin e vendimeve të gjykatave dhe të institucioneve më të larta shtetërore për kompensimin e tyre sa kohë ishin të larguar dhunshëm nga puna ndërmjet viteve 1990-1999.

Sfarqa, ua bëri me dije edhe një herë këtyre ish-punëtorëve se solidarizohet plotësisht me kërkesat e tyre, sa kohë që ato kërkesa janë njohur nga nivelet më të larta të shtetit, përfshirë Gjykatën Kushtetuese dhe Kuvendin e Kosovës.

Kryetari Sfarqa gjithashtu premtoi se do ta përdorë gjithë autoritetin e tij, në mënyrë që kjo çështje të zgjidhet deri në fund.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ish-punetorevete-fabrikes-se-tubave-ia-zene-deren-sfarqes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala