Ish-punëtorët reagojnë për çmimin që e mori ProCredit-i

Autori:Gazeta Fjala

Grupi i ish-punëtorëve të bankës ProCredit ka reaguar sot ndaj Rrjetit për Përgjegjësi Shoqërore Korporative pasi që kjo e fundit i ka ndarë çmimin si “kompania më e përgjegjme ndaj shoqërisë” bankës ProCredit.

Përmes një letre të hapur, ish-punëtorët e larguar nga puna nga kjo bankë, kanë numëruar shkeljet ndaj punëtorëve të cilat banka i ka bërë në të kaluarën, duke kërkuar kështu që vendimi për këtë çmim të tërhiqet.

“Dëshirojmë thellësisht të besojmë që ju nuk keni arritur të informoheni drejt lidhur me gjendjen e vërtet në teren lidhur me sjelljen e PCB-së ndaj punëtorëve të vet, dhe në mungesë të informatës keni marr nje vendim për dhënje të çmimit,” thuhet në reagim.

“Korporata të cilën ju e shëprblyet si korporatën më e ndërgjegjshme në vend, largoi nga puna më së paku 400 gjatë peridhës së fundit 4 vjeçare.”

Rreth 60 ish-punëtorë të bankës ProCredit kanë deponuar kohë më parë kallëzime penale ndaj menaxherëve të kësaj banke, duke i akuzuar ata për keqpërdorim të pozitës zyrtare si dhe largim të padrejtë nga puna, që erdhi si pasojë e kërcënimeve, shantazheve, dhe presionit psiqik.

“Përmes kësaj letre të hapur, ne kërkojmë nga Rrjeti për Përgjegjësi Shoqërore Korporative në Kosovë (CSR Kosovo), të tërhjekë çmimin e dhënë ne afat prej 7 ditëve, duke demonstruar përkushtimin për: ndërgjegjësimin e koroporatave për praktikat e vërteta të CSR-it,” thuhet ne letrën e këtyre ish-punëtorëve./Gazeta Fjala

 

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ish-punetoret-reagojne-per-cmimin-qe-e-mori-procredit-i/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala