Ish- punëtorët e fabrikës së tubave, nuk do ta marrin asnjë cent

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave në Ferizaj nuk pritet të marrin kompensimin për rrogat e papaguara të viteve ’90, ngjashëm sikurse asnjë punëtor shqiptar që asokohe u është nënshtruar përjashtimeve masive nga puna nga regjimi i Beogradit, shkruan sot Koha Ditore.

Pas ndryshimit të përbërjes së Qeverisë ka ndryshuar edhe qasja ndaj kërkesave të ish-punëtorëve të kësaj fabrike.

Bordi i AKP-së, në mbledhjen e parë më 30 dhjetor, ka marrë vendim për bartjen e mbi 60 milionë eurove nga fondet tepricë në buxhetin e Republikës së Kosovës.

Këtë e ka bërë pavarësisht vendimit të Qeverisë së kaluar, e cila hiqte dorë nga këto fonde për t’iu mundësuar AKP-së të paguante punëtorët e Fabrikës së Tubave.

Agjencia Kosovare e Privatizimit dhe Qeveria e Kosovës nuk u janë përgjigjur pyetjeve të gazetës rreth rastit të Fabrikës së Tubave.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ish-punetoret-e-fabrikes-se-tubave-nuk-do-ta-marrin-asnje-cent/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala