Ish punëtorët e Fabrikës së Tubave: Isa Mustafa i pa fytyrë

Autori:Zekirja Shabani

Nejazi Asllani kryetar i këshillit grevist, të ish-punëtorëve të Fabrikës së Tubave në Ferizaj, ka thënë për Gazetën Fjala se deklarata e kryeministrit Mustafa se nuk ka para për kompenzim të këtyre punëtorëve është pafytyrësi.

Ish punëtorët kanë hyrë në ditën e 290-të të grevës dhe nga nesër do të radikalizojnë veprimet e tyre.

“Deklarimi i kryministrit mustafa është paftyrësi dhe për këtë do ta radikalizojmë grevën. Nga nesër si hap i parë, ne do të dalim këtu bashkë edhe me familjarët tanë dhe do të futemi në grevë”, ka thënë Asllani.

Sipas tij, deklarata e sotme e kryeministrit Mustafa është në kundërshtim me atë të ish kryeministrit Hashim Thaçi.

“Ai na thoshte se nuk është bordi por janë paret, tash Mustafa thotë se bordi do të bëhet shumë shpejt, por paret nuk janë”, është shprehur Asllani për Gazetën Fjala.

Ish-punëtorët e Fabrikës së Tubave kërkojnë  tu kompensohen pagat e kohës kur regjimi i Millosheviqit i largoi nga puna, paga që arrijnë vlerën deri në 25 milionë e 649 mijë e 250 euro.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ish-punetore-e-fabrikes-se-tubave-isa-mustafa-i-pa-fytyre/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala