Ish-Presidenti Pacolli thotë se Kosova bëri maksimumin për në UNESCO

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-Presidenti i Kosovës, Behgjet Pacollii ka thënë se Kosova ka bërë maksimumin për tu pranuar në UNESCO. Ai në një postim në Facebook ka treguar se sfida e Kosovës kundër Serbisë nuk është e lehtë.

Ky është statusi i plotë i Pacollit:

Kosova gjëndet vetëm një ditë para votimit për anëtarësim në UNESCO. Unë e di që është bërë maksimumi për të bindur skeptiket që të votojnë Pro Kosovës nesër. Kjo sfidë e jona kundër Serbisë (asaj distruktive) dhe aleatëve të saj është jo e lehtë. Por ne jemi të bindur që koha e propagandës ka mbaruar. Shqiptarët e kanë dëshmuar që dijnë të mbrojmë monumentet kulturore të shtetit të vet. Ne nuk jemi popull agresiv. Këtë e treguam së fundi ditën e djeshme. Zoti e bekoftë Kosovën!

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ish-presidenti-pacolli-thote-se-kosova-beri-maksimumin-per-ne-unesco/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala