Ish-ministrat vazhdojnë të marrin paga

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-ministrat dhe ish-zëvendësministrat realizojnë beneficione nga shteti, shkruan sot Koha Ditore.

Janë 25 ministra ose zëvendësministra të mandatit të shkuar që marrin 70 për qind të pagës bazë, ndonëse nuk punojnë.

Shumë nga ta, por edhe të tjerët që nuk e realizojnë këtë pagë, nuk i kanë dorëzuar asetet qeveritare që i kishin në shfrytëzim, si telefonat e laptopët, përcjell koha.net.

Ka edhe zyrtarë që, ndonëse janë emëruar në këtë mandat, i marrin pagat, por e bojkotojnë punën.

Krejt çka kanë bërë zyrtarët aktualë është një lutje për dorëzim të këtyre pajisjeve.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ish-ministrat-vazhdojne-te-marrin-paga/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala