Ish-ministrat Haraçija dhe Beqiri dënohen me nga 10 muaj burg

Autori:Gazeta Fjala

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dhënë verdiktin në lidhje me rastin e dy ish- ministrave të Kulturës, Astrit Haraçisë dhe Valton Beqirit, si dhe ndaj Armond Morinës e Nehat Fejzës.

Astrit Haraçija është shpallur fajtor në pikën 2 për “Shpërdorim të pozitës zyrtare”. Për këtë vepër, ish-ministri i Kulturës është dënuar me 10 muaj me kusht

Ndërkaq, ish-ministri tjetër i Kulturës, Valton Beqiri, është shpallur fajtor në pikën 3, ndërsa edhe ky do të vuajë dënimin prej 10 muajsh dënim me kusht, raporton Koha.net

Armond Morina, i akuzuari tjetër i këtij rasti, për “Mashtrim në detyrë”, është dënuar me 6 muaj dënim efektiv

Haraçija lirohet nga pika 1 e aktakuzës.

Nehat Fejza është shpallur i pafajshëm sepse, sipas Gjykatës, i njëjti ka realizuar projektin filmik.

Në dhjetor të vitit 2012 Prokuroria kishte ngritur aktakuzë kundër ish-ministrave të Kulturës, për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe Armond Morinës dhe Nehat Fejzës për mashtrim. Ata akuzohen se kanë dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerë 390 mijë euro për dy filma që nuk janë bërë kurrë, njofton Koha.net

Ish-ministri Haraçija akuzohet për veprën penale “shpërdorim i detyrës zyrtare, ose autorizimit”, sepse ne tejkalim të autorizimit te tij kishte nënshkruar, në kundërshtim me ligjin, dy kontrata në vlerë 570 mije euro. Kurse pasardhësi i tij, Beqiri, kishte nënshkruar aneks-kontratën me “Morina Films”, duke transferuar 100 mije euro si subvencione për realizimin e filmit “Mysafir në Sofër”. Filmat nuk u realizuan asnjëherë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ish-ministrat-haracija-dhe-beqiri-denohen-me-nga-10-muaj-burg/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala