Ish-luftëtari po e refuzon varrosjen si veteran (Video)

Autori:Zekirja Shabani

Lirinë për të cilën luftoi, Beqir Krasniqi, po e gëzon me vend pune.

Ai e kryen detyrën e zyrtarit për punë sociale në Kaçanik.

Por derisa është shëndosh e mirë, ka diçka që po e detyron të merret edhe me kohën kur nuk do të jetë më gjallë.

Ish-zv/komandanti i Brigadës 162 Agim Bajrami, ka vendosur të mos prehet në varrezat e veteranëve, të cilat me një vendim të Kuvendit komunal do të vendosen afër varrezave të dëshmorëve të UÇK-së.

Këtë qëndrim të prerë Beqiri e mori, sepse ai është i pakënaqur me listat e veteranëve, njofton Klan Kosova.

Ai beson se ka shumë parregullsi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ish-luftetari-po-e-refuzon-varrosjen-si-veteran-video/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala