Ish kryetari që shpenzoi 159 mijë euro derivate për një vit

Ish-kryetari i Graçanicës, Branimir Stojanoviq, aktualisht zëvendëskryeministër i Qeverisë së Kosovës nga Lista Serbe, nuk i ka kursyer mjetet e taksapaguesve kosovarë sa ishte në karrigen e të parit të kësaj komune.
Për një vit, sa ishte udhëhequr nga ai, kjo komunë ka shpenzuar 159 mijë euro për derivate e lëndë djegëse. Edhe më shumë mjete ka shpenzuar për “blerje të mobilieve, pajisjeve më pak se 1 mijë euro”. Janë 186 mijë euro që kjo komunë ka shpenzuar gjatë vitit 2014. Edhe pse komunë e vogël, ajo gjatë 2014-s ka shpenzuar 49 mijë euro për udhëtime. /kohaditore