Ish-kryetari i Pejës, Ali Berisha zëvendëson Haradinajn në Kuvend

Liderin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn, sipas rezultateve të KQZ-së, do ta zëvendësojë në Kuvendin e Kosovës, bashkëpartiaku i tij, ish-kryetari i Pejës, Ali Berisha.
Ramush Haradinaj dje dha dorëheqje të parevokueshme nga pozita e deputetit të Kuvendit të Kosovës.
Ali Berisha, mjek me profesion, ka qeverisur me Pejën për 5 vjet e 8 muaj. Gjatë qeverisjes në këtë komunë, Berisha njihet si njeri që ka aftësi të punojë në ekip. Qeverisja e tij lokale në Pejë, karakterizohet nga projekte vitale. Ka lënë gjurmë në investimet në zonat urbane të Pejës por edhe ato rurale.
Ish-Kryetari i Pejës, Ali Berisha njihet si njeri shumë popullor gjatë mandateve në krye të Pejës i dëshmuar në punë menaxheriale dhe ekzekutiv. Ai tani mbanë pozitën e sekretarit organizativ në AAK, ndërsa fal votave të fituara në zgjedhjet e fundit dhe pas dorëheqjes së shefit të tij partiak, Ramush Haradinaj, nga pozita e deputetit të Kuvendit, Berisha pritet të marrë këtë pozicion në legjislativ.
Referuar nga e kaluara e tij në pozita udhëheqëse e menaxheriale, Berisha nuk shihet si natyrë njeriu që i shkojnë përshtati metodat e rreptakundërshtuese opozitare, siç është ‘gazi losjellës’.
Berisha mbahet mend nga mediat edhe si i vetmi kryetar komune, që në çastet e para të komunikimit të rezultateve zgjedhore të vitit 2013, në praninë e mediave e pati uruar kundërkandidatin e tij fitues Gazmend Muhaxherin, duke e bërë Pejën shembull të demokracisë.