Ish komandanti nga Kosova do të zbuloj manipulimin në Lagjen e Trimave?!

Autori:Avdyl Pajaziti

Maqedonia do të tronditet javëve të ardhshme nga një ish komandant nga Kosova i cili ka pranuar të flas për Zhurnal për të gjitha njohurit në lidhje me grupin kosovar që u përlesh më 9 maj në Lagjen e trimave në Kumanovë.

Ky ish komandant fillimisht flet se ka dëshmi tronditëse se si një pjesë e madhe e grupit kosovarë janë manipuluar nga elitat politike dhe shërbim sekret në Maqedoni për idealin e Shqipërisë së Madhe.

Ky grup nuk ka qenë grup mercenarësh të paguar, por njerëz të idealit të çështjes kombëtare si Begë Rizaj i cili ka luftuar me paramilitarët serb të Arkanit, pastaj komandant Sokoli i cili ishte njëri ndër organizatorët kryesor të luftës së UÇK-së në Maqedoni, shprehet për Zhurnal, ish komandanti nga Kosova.

Ish komandanti flet për dëshmi tronditëse për kurthin ndaj grupit kosovar duke u shprehur se opinioni do të dëgjoj gjëra “që mendja e njeriut nuk mund t’i paramendojë”, dhe se si një numër i madh i kosovarëve janë motivuar që të shkojnë në Maqedoni për idealin e lirisë, ndërsa janë tradhtuar nja njerëz të caktuar.

Ai ka prova të fuqishme për manipulimin që u është bërë grupit kosovar 6 muaj para se të ndodh konfliktin në Kumanovë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ish-komandanti-nga-kosova-do-te-zbuloj-manipulimin-ne-lagjen-e-trimave/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala