Ish-komandanti i FSK-së: E humbëm rastin historik

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, ka thënë se Kosova ka humbur rastin historik që në legjislaturën e kaluar nuk mundi ta përmbyllte transformimin e FSK-së në FAK.

Ai ka thënë se ndryshimet kushtetuese janë të domosdoshme për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forca të Armatosura.

Ai ka bërë ëme dije se me ndryshimin e Ligjit për FSK-në mund të bëhet vetëm fuqizimi i kësaj force në disa aspekte, por jo t’i ndërrohet edhe misioni.

Kastrati ka shprehur pesimizëm se transformimi i FSK-së mund të bëhet në këtë legjislaturë për faktin se, sipas tij, Kosova e ka humbur rastin historik që në legjislaturën e kaluar ta përmbyllte këtë proces.

“Partitë politike duhet të ulen e të bëjnë një kompromis për të kaluar këto ndryshime kushtetuese në Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Kastrati në një intervistë për gazetën Epoka e re.

Ai ka sugjeruar që Kosova të mos humbas kohë, por FSK të ecë papara me avancimi e pajisjeve, armatimit dhe trajnimeve të tjera derisa të ndodhë transformimi i paraparë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ish-komandanti-i-fsk-se-e-humbem-rastin-historik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala