Ish- anëtari i VV-së, Arben Gecaj: Po kërkohet gjaku për pushtet

Ish- anëtari i Vcetëvendosjes, Arben Gecaj ka shkruar në rrjetin social se dikush po kërkon gjak, që sipas tij, kjo nuk do t’iu falet nëse derdhet një pik gjak.
Gecaj ka qenë kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, por që tash është në anën e të paknaqurëve, duke u rreshtuar në Fraksion Plus.
“Ka kohë që po kërkohet gjaku, ka disa muaj , gjaku i shqiptareve për pushtet, hera e parë në Kosovë. Kurrë nuk do të ju falet edhe nese një pikë gjaku derdhet.
Tash nuk ka mbetur tjeter, LDK e PDK ti therrasin antarët dhe votuesit, te behemi horë , si kurrë më parë në historinë tonë”, ka shkruar Gecaj në Facebook./Indeksonline/