Ish–Ambasadori Dell i quan tiranë krerët e opozitës ndërsa Veton Surroin të tërbuar

Autori:Avdyl Pajaziti

Një portret në Al Jazeera, ku lartësohet figura e Presidentes Atifete Jahjaga, ka nxitur edhe një reagim të fortë të ish-Ambasadorit të SHBA’vë në Kosovë Chris Dell kundër Veton Surroit. Duke folur në superlativ për Jahjagën, të cilën sipas të gjithave ai e kishte propozuar për Presidente të Kosovës, Dell ka thënë se Surroi është përpjekur t’u hedh helm arritjeve. Ish-diplomati amerikan ka sulmuar edhe opozitën për bllokadën e Parlamentit duke i quajtur ata tiranë potencialë.

Dell në postimin e tij, në Facebook, ku edhe ka shpërndarë një shkrim të Al Jazeera’s për portretin e Presidentes Jahjaga, ka sulmuar Veton Surroin dhe opozitën, duke thënë se ndihet krenar me Presidenten Jahjaga.

“I gjithë tërbimi dhe përpjekjet e Vetonit për të ndryshuar historinë dhe për t’u hedhur helm arritjeve nuk mund t’i ndryshojnë dy fakte:

Presidentja Jahjaga ka bërë për imazhin ndërkombëtar të Kosovës më shumë se secili ose më shumë se çdokush tjetër që do të mund të bënte dhe 2) në kohën e krizës së thellë në Kosovë, liderët e zgjedhur u kthyen tek ajo (dhe jo te ai (Surroi) apo dikush tjetër) për t’i shërbyer vendit, ajo iu përgjigj thirrjes, dhe parlamenti e bëri atë presidenten e parë të zgjedhur ndonjëherë me dy të tretat e deputetëve, si zgjedhja më e mirë kushtetuese”, thuhet në postimin e Dell.

Duke iu referuar vendimit të sotëm për Kosovën në UNESCO dhe bllokadës së Parlamentit Dell thotë se “mendjet e vogla kritike”, kameleonët dhe tiranët potencialë duhet të ndalin veprimet e tyre me gazin lotsjellës dhe domatet dhe duhet të falënderojnë qytetarin që bëri më shumë se kushdo tjetër që kjo të realizohej”, shkruan Dell dhe në fund, shkrimin e përmbyllë me “Krenar me Presidenten”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ish-ambasadori-dell-i-quan-tirane-kreret-e-opozites-ndersa-veton-surroin-te-terbuar/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala