Ish-ambasadori Dell: Hakmarrja e Vetonit s’mund ta ndryshojë historinë, krenar me Jahjagën

Autori:Avdyl Pajaziti

Ish-ambasadori amerikan në Kosovë Christopher Dell, duke komentuar kalimin e propozimit për antarësim të Kosovës në UNESCO, ka thënë se ndihet krenar me Presidenten Atifete Jahjaga, dhe pavarësisht hakmarrjes dhe përpjekjes së Veton Surroit, historia s’mund të ndryshohet.

Dell në një postim në Facebook, ku edhe ka shpërndarë një shkrim të Al Jazeera’s për portretin e Presidentes Jahjaga, ka sulmuar Veton Surroin dhe opozitën, duke thënë se ndihet krenar me Presidenten Jahjaga.

“E gjithë hakmarrja dhe përpjekja e Vetonit për të ndryshuar historinë dhe rrjedhën e ngjarjes nuk mund t’i ndryshojë dy fakte:

Presidentja Jahjaga ka bërë më shumë për Kosovën në imazhin ndërkombëtar se sa çdokush tjetër ka bërë, ose do të mund të bënte dhe 2) në kohën e krizës së thellë në Kosovë, liderët e zgjedhur u kthyen tek ajo (dhe jo te ai apo dikush tjetër) për t’i shërbyer kombit, ajo iu përgjigj thirrjes, dhe parlamenti e bëri atë presidenten e parë të zgjedhur ndonjëherë me dy të tretën e deputetëve, si zgjedhja më e mirë kushtetues”, thuhet në postimin e Dell.

Duke iu referuar edhe vendimit të sotëm për Kosovën në UNESCO, më tutje Dell thotë se “mendjet e vogla kritike” duhet të ndalin veprimet e tyre me gazin lotsjellës dhe domatet dhe duhet të falënderojnë qytetarin që bëri më shumë se kushdo tjetër që kjo të realizohej”, shkruan Dell dhe në fund, shkrimin e përmbyllë me “Krenar me Presidenten”.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/ish-ambasadori-dell-hakmarrja-e-vetonit-smund-ta-ndryshoje-historine-krenar-me-jahjagen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala