Isa Mustafa thërret kabinetin qeveritar

Qeveria e Republikës së Kosovës do të mbajë mbledhje të shtunën, të cilën do ta kryesojë kryeministri Isa Mustafa.
Zyra për komunikim publik me anë të një komunikate ka njoftuar vetëm për “agjendën e kryeministrit”, sipas së cilës ai do të marrë pjesë në mbledhjen e Qeverisë që do të fillojë në orën 10:00.
“Kryeministri Isa Mustafa merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës”.
Në komunikatë nuk ka informata për arsyen e thirrjes së mbledhjes dhe as për rendin e ditës./Gazeta Fjala/