Isa Mustafa s’raporton sot për marrëveshjet me Serbinë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri Isa Mustafa ka kërkuar nga Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli, që pika për diskutimin e marrëveshjeve të Brukselit të shtyhet për 22 shtator

Arsyeja e kryeministrit që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhet është mungesa e disa nga ministrave të cilët sipas shefit të Qeverisë kanë qenë të përfshirë në procesin e dialogut.

Prezenca e ministrave që kanë qenë pjesë e këtyre marrëveshjeve sipas kryeministrit Mustafa është në interes të qytetarëve të Kosovës.

Më poshtë mund të shihni kërkesën e kryeministrit drejtuar kryetarit të Kuvendit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/isa-mustafa-sraporton-sot-per-marreveshjet-me-serbine/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala