Isa Mustafa shkon bashkë me Thaçin në Bruksel

Autori:Zekirja Shabani

Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Frederica Mogherini ka ftuar formalisht në takim kryeministrin e Kosovës Isa Mustafa dhe atë të Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Procesi do rinisë me fytyra të reja dhe kjo nga secila palë, gjithnjë si pasojë e zgjedhjeve si në shtete respektive ashtu edhe në institucionet evropiane.

Në takim me Mogherinin do jenë prezent edhe dy ish kryeministrat: Thaçi dhe Daçiq, të cilët e kishin nisur procesin dhe kishin arritur Marrëveshjen e prillit. Sipas Maja Kocijancic zëdhënëses së Mogherinit, shefja e Politikës së jashtme evropiane u ka dërguar ftesë vetëm kryeministrave.

“I përket liderëve nga Prishtina dhe Beogradi që më pas të vendosin përbërjen e delegacioneve nga kryeqytetet respektive”, ka deklaraur Kocijancic.

Sido që të jetë, për zyrtarët evropian prezenca e dy ish kryeministrave në këtë takim është edhe konfirmim i kontinuitetit të procesit.

Në komunikatën për shtyp të lëshuar nga kabineti i Mogherinit, thuhet se dy kryeministrat do rishikojnë progresin e arritur deri më tani në dialog dhe të vendosin si të shkohet tutje me proces të normalizimit të raporteve.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/isa-mustafa-shkon-bashke-me-thacin-ne-bruksel/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala