Isa Mustafa nuk shkon te presidentja

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka nisur konsultimet me liderët e partive politike dhe të institucioneve përkatëse të vendit, në përpjekje për të gjetur një rrugë të daljes nga kriza, që ka bllokuar institucionet vendit.
Merret vesh se për sot kishte ftuar kryetarin e Kuvendit Kadri Veslin, dhe atë të Qeverisë së Kosovës, Isa Mustafën. Por, ndërsa kryeparlamentari ndodhet në pritje që t’i bashkohet edhe kryeministri në takim me presidenten, njoftohet se ky i dyti nuk i është përgjigjur ftesës.
Ende nuk dihen arsyet pse kryeministri Isa Mustafa nuk ka shkuar në takim, por siç njofton Koha.net, presidentja Jahjaga ka paralajmëruar një konferencë shtypi për orën 10 e 45.