Isa Mustafa mban sekret këshilltarët

Kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafës i vije turp të këshillohet.
Ai në faqen zyrtare të Qeverisë së Kosovës, ka fshehur emrat e këshilltarëve personal. Nuk dihet kush paguhet nga buxheti i Kosovës që ta këshillojë kryeministrin.
Kjo është praktikë përjashtuese, sepse të gjithë kryeministrat e mëhershëm apo ministrat aktual i kanë të publikuar emrat e këtyre individëve që paguhen për t’i bërë shefat e qeverisë më të mençur.