Isa Mustafa: Këtë vit nuk do të ketë shtrenjtim të rrymës

Autori:Avdyl Pajaziti

Kryeministri Isa Mustafa, është pajtuar që të shihen strukturat e energjisë elektrike dhe të mos dëmtohen qytetarët.

Ai është shprehur i gatshëm që ta ndihmojë deri në fund çdo dyshim mbi çmimin e energjisë elektrike.

“Duhet të shihet struktura e çmimit, çfarë është çmimi që furnizon KEK-u dhe çfarë baze vendos zyra e rregullatorit për kërkesat e KEDS-it. Duhet të trajtohen humbjet dhe mos pagesat, dhe po ashtu duhet të shihet se dikush paguan për dike, dhe të trajtohet struktura tarifore në të cilën ka vërejtje”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Mustafa ka thënë se këtë vit zotimi është se nuk do të ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike.

“Zotimi është se këtë vit nuk do të ketë ngritje të çmimit të energjisë elektrike. Vërejtje ka te çmimi i energjisë elektrike dhe këto çmime duhet të hetohen dhe ne si Qeveri do të bëjmë të pamundur që të përgjigjem kërkesave të qytetarëve”, ka thënë Mustafa gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për peticionin e Shoqërisë Civile.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/isa-mustafa-kete-vit-nuk-do-te-kete-shtrenjtim-te-rrymes/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala