Isa Mustafa kërcënon Ramush Haradinajn: Do ta kthej edhe më keq

Kryeministri i Kosovës, mëngjesin e së shtunës është marrë me liderin e AAK-së, Ramush Haradinajn. Ai, ka shkruar në faqen e tij të facebookut se një ditë do t’ia kthejë me të njëjtën gjuhë ose me një gjuhë edhe më te keqe.
Lexojeni të plotë shkrimin e Mustafës:
Nuk dëshiroj të komunikoj me një gjuhë të degraduar, sepse ne liderët nuk jemi të vetëm. Janë qytetarët, fëmijët, gratë e burrat, vendorët e ndërkombëtarët ata e ato që na përcjellin dhe na vështrojnë. Nuk është në nivelin e as në traditën e atyre që përfaqësojnë kulla e trimëri, që të ofendojnë. Sepse, kurrë këto të dyja nuk kanë shkuar bashkë. Ose ata që ofendojnë duhet të tregojnë se kanë hequr dorë nga tradita e tyre. Kjo vlen edhe për z. Ramush Haradinaj. Ai mund të pretendoj të jetë një lider duke ofenduar, por nuk mund të jetë i respektuar me gjuhën që po e përdorë. Mua më vjen keq. Më vjen keq nëse duhet që një ditë t’ia kthej me të njëjtën gjuhë ose me një gjuhë edhe më të keqe por gjithsesi argumentuese!